Horoskopi për datën 8 janar 2017
çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Horoskopi për datën 8 janar 2017<br />çfarë parashikojnë yjet për ju sot
Horoskopi për ditën e sotme. Çfarë parashikojnë yjet për ju sot. 

Dashi
Keni energji të shkëlqyer për të bërë një jetë aktive romantike. Pavarësisht nëse sapo jeni njohur me dikë apo jeni në lidhje, do të kaloni ditë të paharruara përrallore.
 
Demi
Duhet të bëheni më diplomatik kur të takoni një njeri që është shumë i fuqishëm gjatë ditës së sotme. Mos filloni festën pa e kuptuar rezultatin përfundimtar.
 
Binjakët

Një mik i njohur i juaji ka nevojë për këshillim, kështu që duhet të ndani kohë për t’i ndihmuar. Leni anash angazhimet e tepërta. Në fund të ditës, argëtohuni me miqtë e ngushtë.
 
Gaforrja
Ka detaje të vogla që janë problematike në lidhje me punët e shtëpisë, të cilat duhet t’i hiqni qafe sot. Mundohuni të shfrytëzoni në mënyrë më racionale paratë tuaja.
 
Luani
Keni kujdes që të mos bëheni shumë impulsiv gjatë ditës së sotme. Duhet të jeni më të kujdesshëm sidomos kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve për karrierën tuaj.
 
Virgjëresha

Kënaquni me kohën që do ta kaloni me miqtë e familjes suaj. Mos u mundoni që të jeni gjithsesi në qendër të vëmendjes. Përqendrohuni më mirë në problemet ekonomike.
 
Peshorja

Ju jeni njeri që dëgjoni shkëlqyeshëm, sidomos njerëzit të cilët kanë probleme të mëdha. Sot duhet të përkujdeseni në heshtje për një mik tuajin, pa kërkuar shpagim në fund.
 
Akrepi

Egoja juaj është duke u ndier e rrezikuar nga njerëzit që keni përreth. Nëse nuk ndiheni mirë, atëherë largojuni nga ky rreth dhe flisni me njerëz që vërtet ju vlerësojnë.
 
Shigjetari
Një figurë autoritare do të kërkojë më shumë përgjegjësi nga ju. Edhe pse e keni të qartë se nuk është faji juaj për këtë gjë, dialogu nuk do të ndihmojë aspak situatën.
 
Bricjapi
Jeta juaj emocionale mund të ndikojë negativisht në përfundimin e punëve të ditës së sotme. Megjithatë, mos harroni se duhet të keni edhe një jetë private përveç karrierës.
 
Ujori
Do të keni filozofinë e duhur për të qëndruar në tokë sot dhe për të mos shpresuar gjëra të paarritshme. Kjo do t’iu ndihmojë që të bëheni njeri i besueshëm për rrethin.
 
Peshqit

Ëndërrimi me sy të hapur do të mund të arrijë në proporcione epike gjatë ditës së sotme. Nuk është kohë e përshtatshme për të filluar realizimin, thjesht mbani shënime.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Në librari/ Katër titujt e rinj për këtë fundjavë, ‘Dy gratë e një burri’, ‘Theofan Popa - martir i shkencës’, ‘Demonët e demokracisë’, ‘Fshati me 13 sekrete’

Në librari/ Katër titujt e rinj për këtë fundjavë, ‘Dy gratë e një burri’, ‘Theofan Popa - martir i shkencës’, ‘Demonët e demokracisë’, ‘Fshati me 13 sekrete’