Horoskopi për Muajin Dhjetor,
zbuloni fatin për këtë fundvit

Horoskopi për Muajin Dhjetor,<br />zbuloni fatin për këtë fundvit
Shikoni se si do të funksionoj jeta juaj në dashuri dhe biznes, a do t’ju shërbejë shëndeti mirë, dhe si yjet e vlerësojnë cilësinë e jetës për shenjën tuaj të horoskopit në muajin dhjetor.

Dashi

Në këtë fundviti do keni nevoje për me shume ndryshime ne jetën tuaj ne çift. Flisni sa me hapur me partnerin tuaj dhe se bashku merrni vendimet e duhura. Edhe ata qe kane pasur probleme dhe debate duhet t’i shohin gjerat me një sy tjetër. Për beqaret do jete një periudhe me e favorshme për takime familjare sesa për ato romantiket. Megjithatë ne javën e trete do ndodhe diçka e mrekullueshme. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire, mbase edhe për shkak te lodhjes se një viti te tere. Gjeni kohen e duhur për t’u kujdesur për veten. Ne planin financiar do ju duhet te merrni masa qe situata te jete e mire edhe për disa kohe me pas. Ne pune do eksploroni fusha te reja dhe do filloni disa projekte te cilat do përmbyllen me sukses ne 2017-ën.

Demi

Gjatë këtij muaji do jeni paksa mosbesues ndaj atij qe keni ne krah dhe here pas here do bëni çmos qe ta kontrolloni. Kujdes mos e teproni sepse mund te përballeni me debate te zjarrta. Yjet këshillojnë qe për çdo dyshim te flisni hapur me te. Fundi i muajit do jete me i qete. Beqaret duhet t’ia lënë çdo gjë kohës. Periudha me e favorshme do jete java e dyte e muajit. Bëjini sytë katër. Shëndeti do jete përgjithësisht jo problematik. Kujdes duhet te bëni me ushqimin gjate ditëve te festave dhe nga ana tjetër duhet te mbroheni nga i ftohti. Ne planin financiar fatmirësisht do jeni me fat dhe nuk do keni probleme. Te paktën për njëherë te vetme mund te kryeni pa frike shpenzimet e nevojshme. Ne pune duhet te përqendroheni tek objektivi kryesor dhe jo te shpërqendroheni ne dege te ndryshme.

Binjakët

Ky muaj do jete muaji i komunikimit dhe bashkëpunimit ne çift. Edhe pse do jeni shume te ngarkuar me angazhime do e gjeni kohen e përshtatshme për t’ia kushtuar atij qe dashuroni. Ata qe kane pasur mosmarrëveshje te mëdha duhet t’i marrin gjerat shtruar dhe jo te kërkojnë qe situata te përmirësohet sa hap e mbyll sytë. Beqaret do jene nostalgjike për te shkuarën dhe nuk do e hapin zemrën. Ky do jete një gabim sepse mundësitë do jene te pafundme. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë probleme serioze përveç ndonjë dhimbje koke apo barku, por qe do kalojnë shpejt. Financat do fillojnë te stabilizohen pas javës se pare, kështu qe tregohuni te duruar. Ne jetën profesionale duhet te informoheni mire mbi çështjet për te cilat do punoni. Me mire t’i dini qe ne fillim edhe rreziqet.

Gaforrja

Ky muaj do jete shume i paqëndrueshëm për ju. Për sa i përket jetës ne çift, ne pjesën me te madhe te kohës secili do jetoje për hesapin e tij dhe do e lere pas dore tjetrin. Kjo mund ta tensionoje here pas here situatën dhe mund te sjelle mosmarrëveshje. Kujdes! Për beqaret do jene një periudhe me pozitive. Duke dale neper darka me miqtë do njihen me persona vërtet interesante. Harxhoni kohen e nevojshme për t’u njohur para se te hidhni çdo hap. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por mos e teproni me ushqimin sepse pasojat mund te vijnë ne muajin tjetër. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi nëse nuk doni probleme. Ne pune do bashkëpunoni me koleget dhe do arrini atje ku keni planifikuar. Ndiqni te njëjtin ritëm gjithë muajin.

Luani

Nëse doni qe marrëdhënia ne çift gjate këtij muaji te shkoje mire, nuk duhet ne asnjë mënyrë ta kontrolloni atë qe keni ne krah. Lërini me tepër liri veprimi sepse ne te vërtetë ai ju dashuron fort dhe nuk mund t’iu tradhtoje. Beqaret do preferojnë me shume te jene ne shoqëri te keqe sesa vetëm, por kjo do ketë pasoja ne te ardhmen. Pamjes se jashtme nuk duhet t’i besoni aq shume. Shëndeti do ketë here pas here disa shqetësime. Beni një kontroll tërësor tek mjeku dhe mos u bazoni shume tek mjekësia alternative. Financat do jene te këqija ne javët e para, por me pak durim dhe një menaxhim te mire ato do fillojnë te përmirësohen. Ne planin profesional gjerat nuk do shkojnë si i kishit planifikuar dhe kjo do ju vere shpesh ne pozite te vështirë para shefave.

Virgjëresha

Nëse doni qe marrëdhënia ne çift gjate këtij muaji te shkoje mire, nuk duhet ne asnjë mënyrë ta kontrolloni atë qe keni ne krah. Lërini me tepër liri veprimi sepse ne te vërtetë ai ju dashuron fort dhe nuk mund t’iu tradhtoje. Beqaret do preferojnë me shume te jene ne shoqëri te keqe sesa vetëm, por kjo do ketë pasoja ne te ardhmen. Pamjes se jashtme nuk duhet t’i besoni aq shume. Shëndeti do ketë here pas here disa shqetësime. Beni një kontroll tërësor tek mjeku dhe mos u bazoni shume tek mjekësia alternative. Financat do jene te këqija ne javët e para, por me pak durim dhe një menaxhim te mire ato do fillojnë te përmirësohen. Ne planin profesional gjerat nuk do shkojnë si i kishit planifikuar dhe kjo do ju vere shpesh ne pozite te vështirë para shefave.

Peshorja

Ky muaj do jete shume i paqëndrueshëm për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do keni debate te ashpra me partnerin dhe do mendoni te merrni masa strikte. Mos u nxitoni sepse do pendoheni për gjithë jetën. Beqaret nga ana tjetër do kenë një muaj goxha te favorshëm dhe te mbushur me propozime interesante. Merrini gjerat shtruar dhe gjithçka do shkoje si e kishit ëndërruar. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do ndiheni shpesh te lodhur dhe pa fuqi. Ne planin financiar duhet ta pranoni situatën ne te cilën ndodheni dhe te bëni përpjekje për ta përmirësuar sa me shpejt. Me pak durim edhe mund t’ia dilni. Ne pune do keni rivalitet te forte dhe debate me disa kolege. Megjithatë toleranca dhe këmbëngulja do ju çojnë atje ku e keni planifikuar.

Akrepi

Ky muaj do jete me i mire se ai me pare për te dashuruarit. Do i qëndroni me pranë partnerin dhe do bëni çmos qe ta ngrohni atmosferën. Pas javës se dyte priten edhe mjaft momente te lumtura. Beqaret me ne fund do e gjejnë dashurinë me “D” te madhe dhe do ndihen me te plotësuar. Vetmia do marre fund për ta. Shëndeti do ketë disa shqetësime te vogla, por asgjë për t’ua alarmuar. Me pak përkujdesje mund te kaloni gjithçka. Ne planin financiar do keni vështirësi pa fund megjithatë nuk duhet ta humbni shpresën. Ulni fillimisht shpenzimet dhe me pas riorganizojeni buxhetin. Ne pune duhet ta përmbyllni me sukses këtë vit qe edhe viti tjetër te filloje mbare. Mos u tregoni mendjemëdhenj dhe pranojini kritikat.

Shigjetari

Gjate këtij muaji nuk do keni me mosmarrëveshje me njeri-tjetrin, përkundrazi do flisni me lirisht me partnerin. Do ketë disa dite kur do jeni me tepër xheloze sesa duhet, por do qetësoheni shpejt pas provave qe do iu japë i dashuri i zemrës. Beqaret nuk do i rezistojnë sharmit te atyre qe do kenë pranë dhe do i joshin pa fund. Ka gjasa qe pas datës 14 te filloni një lidhje serioze. Shëndeti do ketë ulje dhe ngritje gjate gjithë kohës. Here do jeni ne forme te shkëlqyer dhe here do keni shqetësime te mëdha. Kujdesuni me tepër për ushqimin dhe mbrohuni nga virozat e stinës. Ne planin financiar nuk do keni probleme te mëdha megjithatë nuk rekomandohet te kryeni investime jashtë normave. Ne planin profesional komunikimi do jete ai qe do ju ndihmoje t’ia dilni.

Bricjapi

Ky muaj i fundit i këtij viti do jete me i bukur për ata qe janë ne një lidhje. Klima do filloje te ngrihet mjaft dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni çdo dite dhe surprizojeni here pas here atë qe keni ne krah. Beqaret do lodhen pak, por do e gjejnë personin për te cilin do iu rrahe zemra fort. Lërini me pas gjerat te rrjedhin vete. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme. Here pas here do ju mungoje dinamizmi dhe do jeni nervoze. Ne planin financiar ka rrezik te bëni disa gabime te pafalshme dhe situata do vije duke u përkeqësuar. Ne pune nga ana tjetër do keni disa vështirësi javët e para, megjithatë situata do filloje te përmirësohet dalëngadalë. Pas javës se dyte do jeni me te qarte ep rate qe duhet te bëni.

Ujori

Ky muaj do jete shume me i mire se ai me pare. Do ia shprehni me tepër ndjenjat partnerit dhe me mirëkuptim do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet. Do keni mundësi te flisni edhe për disa tema delikate për te cilat me pare nuk keni mundur as t’i prekni. Beqaret do vuajnë shume nga vetmia gjate javëve te para dhe kjo do i nxite qe me pas te nxitohet te bëjnë zgjedhje te gabuara. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë shqetësime, por kjo nuk do te thotë qe ju te mos kujdeseni fare. Për financat ky muaj do jete i paqëndrueshëm dhe hera herës problematik. Po nuk morët masa dhe te flisni me specialistet do futeni neper qorrsokaqe. Për punën do jete periudhe me e favorshme dhe e mbushur me surpriza. Do merrni edhe dëmshpërblime te majme.

Peshqit

Yjet do jene gjate gjithë kohës pranë jush këtë muaj dhe do ju ndihmojnë ne çdo sektor. Për çiftet do jete një periudhe mjaft e animuar dhe e mbushur me surpriza te njëpasnjëshme. Dashurohuni ashtu si e ndjeni. Beqaret do përzgjedhin shume dhe për këtë arsye do mbeten serish vetëm. Mundësitë do jene te shkëlqyera dhe nëse nuk përfitoni do pendoheni. Fillimi i muajit do jete paksa delikat për shëndetin. Do ndiheni te lodhur dhe mund te keni dhimbje barku. Kujdes! Ne planin financiar duhet te pranoni se keni gabuar me menaxhimin e te ardhurave dhe te kërkoni ndihme. Ne pune do jeni me te motivuar se kurrë dhe do arrini shume shpejt suksesin. Viti qe po vjen do ju gjeje me një tjetër post, edhe me te rëndësishëm se ai qe keni./Lexo.al

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?