Horror dhe terror, kryefjala e shtypit
frances dhe europian pas sulmeve

Horror dhe terror, kryefjala e shtypit<br />frances dhe europian pas sulmeve
7 Sulmet terroriste që tronditën jo vetëm Parisin, por të gjithë botën mbarë janë kthyer në kryelajmin e ditës. Mediat franceze, auropiane dhe në mbarë globin janë “pushtuar” nga pamjet e tmerrshme të masakrës së ndodhur mbrëmjen e së premtes në Paris, me qindra të vdekur e të plagosur.

Horroi dhe terrori janë kryefjala e faqeve të para të gazetave franceze dhe europiane.

E përditshmja “ Le Parisien” i ka cilësuar sulmet terroriste si një luftë. “ Këtë herë, kjo është luftë”, është kryeartikulli i saj. “Le Figaro”,  çelet me frazën: “ Luftë e hapur në Paris”, e cila shoqërohet me foto nga masakra e ndodhur, me viktimat e shtrirë përtokë.

gazetat franceze

Atë që ndodhi, gazeta “ L’equipe” e ka përmbledhur me një fjalë të vetme “ Horror”, po ashtu edhe “La Voix du Nord” ka si kryeartikull, “Horror në Paris”.  “Liberation” shkruan: “Kërdi në Paris”.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në faqet e para të gazetave europiane. Kryefjalë e tyre është po ashtu terrori dhe masakra.  Me “Masakër në Paris” është çelur  “ The Times”, “ The sun”, “The indipendents”.

gazetat europiane

Ndërsa “The guardian” mban kryeartikullin: “  Horrori rikthehet për të lënduar Parisin”. Edhe mediat britanike si “the mirror”, “Daily Mail” dhe “Daily telegraph” kishin këtë të shtunë, kryeartikull masakrën e ndodhur në Paris.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh

Zjarr në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh