Një ngjarje horror ka tronditur Rusinë, mëngjesin e së hënës. Një çift kanibalësh janë përgjegjës për kryerjen e 30 vrasjeve. Mediat raportuan se çifti, një burrë dhe një grua, kanë mbajtur disa viktima në shtëpinë e tyre, për t’i konsumuar në të ardhmen. 

Burri dhe gruaja u arrestuan, menjëherë pasi u zbulua akti çnjerëzor i tyre. Dy të dyshuarit akuzohen për 30 vrasje, por autoritetet ruse kanë arritur të identifikojnë deri më tani vetëm 7 viktima.

Dy kanibalët kanë rrëfyer se që prej vitit 1999 ata kanë vrarë dhe ngrënë me dhjetëra njerëz. Nga ana e saj, policia vijon hetimin e këtij rasti të tmerrshëm për të zbuluar numrin e të gjitha viktimave të çiftit kanibal. 

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com