Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Linz të Austrisë, ku një 35-vjeçar shqiptar nga Kosova ka krijuar panik në një kopsht fëmijësh. Policia bën me dije se 35-vjeçari ka therur me thikë partneren e tij dhe më pas është arratisur. Ai kishte me vete dhe një pistoletë, ndërsa pas krimit ai është nisur në drejtim të kopshtit të fëmijëve, ku ndodheshin dhe fëmijët e tij.
Kosovari ka goditur me thikë partneren e tij, nënë e dy fëmijëve, duke i shkaktuar asaj plagë të rënda, transmeton albinfo.ch. Ndërsa sipas policisë, aty ka ndodhur edhe një e shtënë me armë, që mendohet të jetë shkrepur nga një pistoletë frikësuese.
/Shqiptarja.com

Pastaj, 35 vjeçari ka marrë makinën e partneres së tij dhe ka ikur nga vendi i krimit. Policia ka rrethuar kopshtin e fëmijëve, të cilin e frekuentojnë edhe fëmijët e kosovarit, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të krimit.
d.c./shqiptarja.com