TORINO- Një aksident i rëndë hekurudhor u shënua në Itali pak minuta pas mesnatës (31 gusht 2023). Një tren pasagjerësh i shpejtësisë së lartë përplasi punëtorët e mirëmbajtjes së hekurudhës në linjën Torino-Milano, në një zonë ku po kryheshin punimet. Për pasojë 5 punëtorë humbën jetën mbi trasenë e hekurudhës ku më i riu ishte 22 vjeç.

Punëtorët, të 5-të shtetas italianë janë marrë zvarrë për qindra metra nga treni që po udhëtonte me 160 km në orë drejt Torinos dhe po transportonte vagona nga një stacion në tjetrin.

Aksidenti ka ndodhur në mesnatë mes Chivasso dhe Brandizzo në një zonë ku po punonin punonjësit e kontraktorit që mirëmban hekurudhën ndërsa treni arriti të frenojnë 1 km nga vendi ku përplasi punëtorët.

Punëtorët ishin të gjithë punonjës të kompanisë, Sigifer e Borgo Vercelli. Në vendngjarje ndodhen patrulla të shumta të karabinierëve si dhe ekipe të ndryshme zjarrfikëse.

Autoritetet hekurudhore italiane po hetojnë dinamikën e ngjarjes ndërsa është pezulluar qarkullimi hekurudhor ndërsa shumë udhëtime me tren janë anuluar.

Viktimat nga aksidenti tragjik janë shtetasit italianë Kevin Laganà, 22 vjeç, nga Vercelli, Michael Zanera, 34 vjeç, nga Vercelli, Giuseppe Sorvillo, 43 vjeç, lindur në Capua dhe banues në Brandizzo, Giuseppe Saverio Lombardo, lindur në Marsala dhe banues në Vercelli dhe Giuseppe Aversa.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Torino, 34-vjeçari kishte postuar një video nga gjurmët e stacionit Brandizzo pak orë para tragjedisë

Michael Zanera, 34-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë hekurudhor bashkë me katër punëtorët e tjerë, kishte ndarë me ndjekësit e tij në TikTok, një video nga gjurmët e stacionit Brandizzo pak orë para se të vdiste.

“Zoti do të më thotë diçka”, ishte mesazhi që i riu mendoi se mori kur kryqi u shfaq teksa balanconte hekurudhën, vetëm pak orë para se të humbte tragjikisht jetën.

“Ndërsa po balancoj hekurudhën, u shfaq kryqi, është hera e parë që më ndodh kjo, Zoti do të më thotë diçka”, ka shkruar i riu krahas videos së publikuar për ndjekësit e tij.

 

Ora 08:54
Aksidenti hekurudhor në Torino, ja kush janë 5 viktimat (FOTO)

 

Personat që shihni në foto janë 5 punëtorët që mbetën viktimë në saj të një aksidenti hekurudhor në Torino. 

Mediat italiane kanë identifikuar edhe viktimat nga aksidenti tragjik, Kevin Laganà, 22 vjeç, nga Vercelli, Michael Zanera, 34 vjeç, nga Vercelli, Giuseppe Sorvillo, 43 vjeç, lindur në Capua dhe banues në Brandizzo, Giuseppe Saverio Lombardo, lindur në Marsala dhe banues në Vercelli dhe Giuseppe Aversa.