Pas katër vitesh pune të pandalshme dhe mbi 340 milion eurove investime, hoteli “Peninsula Paris” ka hapur dyert për të gjithë vizitorët e pasur të kryeqytetit Francez që duan të trajtohen si princër. Ky investim gjigand është bërë për të tërhequr klasën e Aziatikëve super të pasur duke konkurruar grupet e  hoteleve më të fuqishme në treg në kryeqytetet më të rëndësishme si Parisi, New Yorku dhe Londra. Ky është një investim afatgjatë dhe me pritshmëri të lartë, ndonëse vjen në një moment të vështirë ekonomik të industrisë së luksit në Francë, që ka ndjerë rënien e trafikut të turistëve nga Rusia, Indonezia dhe Japonia.

Hoteli ndodhet në një zonë të përshtatshme jo shumë larg Harkut të Triumfit dhe bulevardit Champs Elysees, dhe vjen si një projekt nga qeveria Franceze për të shfrytëzuar pozicionin e Parisit si vendi më i frekuentuar në botë, çka mund të stimulojë rritjen e vizitorëve në europë. Ky hotel është një risi me dhoma që shkojnë nga 1,000 euro nata dhe me suita 25,000 euro me kopshte në tarracë. 200 dhomat e hotelit janë të kompletuara me çdo gjë nga më luksozet, duke filluar nga makineri personale për kafe, printer, set manykyrësh dhe tableta për të bërë çdo porosi online.

Menaxheri i hotelit Nicolas Beliard shprehet se 600 pjestarët e stafit janë të trajnuar me kujdes dhe janë specialistë në fusha të ndryshme të kateringut. Ai shprehet se ata synojnë të jenë hoteli me luksoz në rang botëror pasi janë pjesë e një grupi ekskluziv investitorësh të grupeve të hoteleve më të mira të azisë dhe lindjes së mesme, të përqëndruara në një të vetëm. Pritshmëritë për këtë hotel janë për të patur mbi 82 milion vizitorë në vit dhe të gjenerojë rreth 12 bilion euro.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)