Hoti: Do të respektoj vendimin e Gjykatës kushtetuese! Masa të reja kufizuese për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19 (VIDEO)

Kryeministri, Avdullah Hoti ka thirrur mediat në një konferencë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku ka theksuar edhe njëherë se do të respektojë vendimet e Gjykatës kushtetuese pa i diskutuar fare ato.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bërë publike, e pranojë plotësisht këtë vendim dhe do ta respektojë pa asnjë diskutim. S’do të fare të flas mbi këtë vendim. Më lejoni të ju them që Kushtetuesja e ka sqaruar që vendimet e Qeverisë mbetën në fuqi dhe qeveria do të mbetet në detyrë deri në zgjedhje. Do të vazhdojmë të kryejmë punë në bazë të Kushtetutës dhe Ligjeve. Është obligim për procedurat për shpalljen e zgjedhjeve brenda afatit kushtetues. Do t’i kryejmë obligimet në rrethana të reja”, tha ai.

Hoti theksoi se ende LDK, nuk ka një emër për kryeministrin e ri por theksoi se LDK do të shkojë e vetme në Zgjedhje.

Hoti ka bërë thirrje që mos të shpërndahet Kuvendi pa votim të buxhetit, pasi duhet të realizohen të gjitha detyrimet në drejtim të qytetarëve.

Në konferencë ai ka bërë të ditur masat e reja kundër COVID-19, të cilat do të hynë në fuqi nga dita e nesërme. Ndryshohet orari i lëvizjes , ku qytetarët do të lejohen të lëvizin nga ora 05:00 deri në orën 20:00 do të lejohet orari i lëvizjes dhe puna e bizneseve. Shërbimet e hotelerisë dhe gastronomisë lejohen të punojnë nga 05:00, ndërkaq pas orës 20:00 punojnë me shërbimin “Merr me vete” dhe “porosi me dërgesë”

Sa i përket variantit të ri të COVID-19, Hoti theksoi se vendi është në gadishmëri të plotë.

“Kam biseduar me grupet parlamentare edhe kemi gatishmëri. Ka një disponim të ri, ka konsultim të gjerë edhe me odat ekonomike. Po ndjekim protokollet e njëjta me vendet e tjera, së shpejti pritet edhe ndalimi i fluturimeve me Mbretërinë e Bashkuar,” tha Hoti.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 22/12/2020 15:48

    O hotKoti si e ke plakun Mero,mbahet me kembe me shkop? Eshte komunist i vjeter i Jugosllavise ai birbo qe trazon ujrat e kthjellta te Kosoves Martire. Keqardhje per trashegimine me te vyer te Ibrahim/ABRAHAM RUGOVES. Komunisti jugosllav isMustafa e katandisi LDK ne nje thes me krimba ne sherbim te VUKAKÇIÇIT te Beogradit. Ju thafshin rrenjet dhe trashegimtaret e gjakut e te idelogjise beogradase. FLLIQNI E KOSOVES.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët