Abdel-Malek al-Houthi
Udhëheqësi Houthi në Jemen, Abdel-Malek al-Houthi, është zotuar të vazhdojë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.
"Ne do të vazhdojmë të godasim anijet e lidhura me Izraelin,"- tha al-Houthi në fjalët e tij të para publike që kur Shtetet e Bashkuara dhe Britania sulmuan objektivat Houthi në Jemen, javën e kaluar.
"Operacionet tona do të përfshijnë gjithashtu anije amerikane dhe britanike",- paralajmëroi al-Houthi.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë nxjerrë mësime nga lufta kundër nesh e cila zgjati 9 vjet”,- shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ PE voton rezolutën për armëpushim në Gaza! Biden: Sulmet kundër grupit Houthi do të vazhdojnë! Houthi: Do të vazhdojmë të sulmojmë anijet në Detin e Kuq








