
Houthi njoftuan se kanë realizuar dy operacione ushtarake kundër anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq dhe në Detin Arabik, të cilat, sipas një zëdhënësi ushtarak të grupit, Yahya Sarea, kanë zgjatur tetë orë.
Në operacionin e parë është sulmuar aeroplanmbajtësja amerikane Abraham Lincoln në Detin Arabik me disa raketa dhe dronë, ndërsa në operacionin e dytë, grupi jemenas ka lëshuar raketa dhe dronë kundër dy anijeve luftarake amerikane në Detin e Kuq.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rebelët Houthi: Sulmuam aeroplanmbajtësen amerikane 'Abraham Lincoln' dhe dy anije luftarake! Pentagoni: Sulmi do ketë pasoja










