Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka këshilluar emisarin e Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, që të mos negociojë zotime të reja mes Kosovës dhe Serbisë, por të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.
Në një diskutim në “Atlantic Council”, Hovenier theksoi se Kosova ka bërë një zotim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që nga viti 2013, dhe ai zotim vazhdon të mbetet në fuqi. Ai nënvizoi se kjo çështje është ripërsëritur edhe në Marrëveshjen Bazike të vitit 2023 dhe në Aneksin e saj të Zbatimit.
“Mendoj se mënyra më e mirë për të ecur përpara është të mos negociosh zotime të reja tani, sepse ajo që u arrit në vitin 2023 është një paketë mjaft mbresëlënëse. Thjesht mungon zbatimi”, u shpreh Hovenier, duke shtuar se kjo është këshilla që do t’i jepte Sorensenit dhe BE-së rreth dialogut.
Ai kritikoi si Kosovën, ashtu edhe Serbinë, për mungesën e seriozitetit në përmbushjen e detyrimeve të tyre, duke theksuar se të dyja palët do të përfitonin nga zbatimi i plotë i marrëveshjeve.
Hovenieri ka theksuar se një nga pikat e ngecjes në raportin Kosovë – Serbi ka qenë implementimi i mbrojtjes kushtetuese për komunitetet pakicë, veçanërisht atij serb, si dhe mënyra se si Serbia mund të ushtrojë të drejtën e saj për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë, në përputhje me Planin e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Mars, 07:27
A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?
-
Po
13.9%
-
Jo
78.3%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 447
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Habit djali i Donald Trump: Bill Clinton bombardoi Serbinë për të hequr vëmendjen nga tradhtia ndaj së shoqes
15 Mars, 10:45
-
Trump urdhëron shpërbërjen e 7 agjencive federale, përfshirë atë që mbikëqyr Zërin e Amerikës! Ndërpriten kontratat me Associated Press, Reuters dhe Agence France-Presse
15 Mars, 10:04
-
Kurthi i Carit dhe alarmi i shërbimeve sekrete amerikane
15 Mars, 09:44
-
Vuçiç i rrëfehet Donald Trump JR: Kemi qenë gjithmonë të hapur për marrëveshje me Kosovën, por nuk duhet të jetë e njëanshme
15 Mars, 08:06
-
SHBA heton protestat e studentëve në Columbia për luftën në Gaza/ Departament i Drejtësisë: Shkelje të ligjeve të terrorizmit
14 Mars, 22:21
-
Ish- zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit
14 Mars, 21:16
-
Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?
14 Mars, 20:59
-
Pse nuk e takoi Komisionerja e BE-së Berishën? I padëshiruar edhe nga Europa?
14 Mars, 19:16
-
Pas shumë vitesh e shkëputur nga muzika, Parashqevi Simaku publikon këngën e re 'Dashuria'
14 Mars, 17:19
-
Kina sot ndërton më shumë anije se sa Shtetet e Bashkuara
14 Mars, 16:39
-
Prokuroria e BE-së kryen hetime lidhur rindërtimin e stacionit hekurudhor në Novi Sad
14 Mars, 15:58
-
Çmimi i arit shënon rekord historik, kalon 3,000 dollarë, teksa investitorët kërkojnë siguri
14 Mars, 15:40
Edhe ti si emissary ke mbajtur Anen e SERBISE ne kundershtim kryekeput me te drejtat bazike te shqiptareve te Kosoves. Po si more i pafytyre dhe i pamoral t'i KËRKON qe te behet nje Zajednice e re ne Dardani duke u dhënë Asosacion komunitetut serb qe nuk e KALOJNE as 3.5%, nderkohe ju rruspijet e politikes amerikane dhe lavireve europiane heshtni perpara genocidit qe Serbia vazhdon egersisht edhe sot kunder shqiptareve ne luginat e Presheves dhe Bujanovcit, ku nuk i LEJON shqiptaret as te ngrejne apo perdorin FLAMURIN e vet per festat e tyre kombetare,plus qe po i çregjistrojne shqiptaret duke i zhveshur edhe nga adresat dhe oronat e tyre? PSE heshtni ju prostitutat te ndyra, pse me ate GOJEN tuaj te qelbur vazhdoni akoma te villni vrer ANTISHQIOTARE? Ptuuuuuuuuu...... Ju fekaleve IMORALE te politikes ndërkombëtare që KENI ngelur Po te njejtet kelyshet besnike te politikes se parardhesve tuaj DJALLEZOR kryekeptut antishqiptar. Pt
Përgjigju