Hovenier: Mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së nga Kosova, marrëveshja e përkohshme sjellë përfitim për të dyja palët

Hovenier: Mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së nga Kosova, marrëveshja e përkohshme sjellë përfitim për të dyja palët

JEff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Jeff Hovenier, ka mirëpritur pranimin në parim të propozimit të Bashkimit Evropian apo planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Përmes një postimi në Twitter ai tha se do të vazhdojnë mbështetjen për dialogun në mënyrë që mos ketë tension midis shteteve.

 “Shtetet e Bashkuara janë të inkurajuara dhe e mirëpresin vendimin nga Kosova edhe për ta pranuar në parim Propozimin e BE-së, dhe ne do të vazhdojmë që ta ofrojmë përkrahjen tonë të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja.” – ka shkruar ai.

Hovenier theksoi se kjo marëveshje e përkohshme do të sjellë përfitime për të dyja palët.

“Marrëveshja e përkohshme do t'u sjellë përfitime domethënëse Kosovës dhe Serbisë.” – përfundon shkrimi i tij.

Ndryshe pas pranimit të planit, partitë opozitare kanë kritikuar Kurtin për mos-transparecë dhe ndryshim të qëndrimeve. PDK, LDK dhe AAK, kanë deklaruar se Kurti me pranimin e propozimit të BE-së, ka pranuar edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi u është dorëzuar dy vendeve në fund të verës së vitit të kaluar, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Ky propozim, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara - për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë - por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane.

Propozimi i Bashkimit Evropian, që më herët njihej si plani franko-gjerman, ka marrë mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:09
Hoti reagon për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Ja pesë pika se si duhet të jetë ajo

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shpërndarë një postim në rrjete sociale ku shpjegon pesë pikat që sipas tij duhet të ketë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. SIpas tij, marrëveshja duhet të jetë përfundimtare e ligjërisht e obligueshme.

Postimi i Hotit:

Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:


1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;
3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
5. PËR NJOHJE RECIPROK

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë