Trupa e Baletit të Teatri Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë po zhvillon provat ne mjediset e Kinostudios për shfaqjen “Liqeni i Mjellmave”, që do të ketë premierën më 14 prill, për të vazhduar edhe më 15 dhe 16 të po këtij muaji.
Kjo shfaqje është duke u punuar me koreografi të dy balerinëve të famshëm në Shqipëri: Enada Hoxha dhe Gerd Vaso, të cilët, do të paraqiten edhe në rolet kryesore. Sipas koreografes Enada Hoxha, se kjo shfaqje është punuar me një Koncept të ri.
“Shfaqja “Liqeni i Mjellmave” ka një ndryshim nga origjinali. Ngjarja është zhvendosur në Amerikën e viteve 40-50, dhe ideja për të sjellë një shfaqje ndryshe nga ajo origjinale ishte e imja dhe e Gertit” ka thënë Enada Hoxha.
Vetë Enada me Gerdin nuk do të jenë në natën e parë në rolet kryesore, por do të prezantohen më 15 prill.
Shfaqja ka dirigjent Ricardo Casero e Edmond Doko, me mjeshtër të koncertit Enina Llozi, kostumograf Ardi Asllani e me skenografi të Bashkim Zahaj.
Kjo shfaqje do të jepet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, kurse biletat tashmë janë në shitje. Në këtë shfaqje merr pjesë e gjithë trupa e baletit.
Në natën e parë do të jenë në rolet kryesore Ervis Nallbani e Ledia Sulaj. Gjitahshtu role kryesoer në këtë shfaqje kanë Gerd Vaso, Kris Dalipi, Enada Hoxha, Adela Mucollari, Dion Gjinika, Enred Miolli e Alisa Gjoni.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com