TIRANË – Ish-deputeti i Kukësit, Fatos Hoxha, ka ngritur sot pikëpyetje të mëdha mbi të ashtuquajturit koordinatorë të PD-së apo përfaqësitë e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, që janë shfaqur në këtë prag zgjedhjesh në Parti.
Duke zgjedhur postimin në Fb, si vendin për të thënë fjalën e tij, Hoxha nxjerr disa fakte, që dëftejnë anashkalimin e brezit të vjetër të anëtarësisë së PD-së:
“Nga media e shkruar sot, u njoha me udhëzimin e Kryetarit të PD-së, Nr.2 në lidhje me analizën dhe zgjedhjet në parti, ku përcaktonte “koordinatorët”në të gjitha rrethet e Shqipërisë ose përfaqesuesit e kryetarit, terminologji kjo që nuk gjendet në asnjë dokument zyrtar të PD-së.
Ajo që na befasoi, jo vetëm mua, por edhe shumë ish-deputetë, deputete, anëtare kryesie, anëtarë të Këshillit Kombëtar etj, ishte përbërja e listës emërore të koordinatorëve.
Askush nuk dinte gjë se si ishin përzgjedhur ata emra, me kë ishte konsultuar kryetari. Në këtë listë koordinatorësh ndodheshin emrat e drejtuesve të lartë të doganave, hipotekave, kompanive energjitike, zyrtarësh me dosje në prokurori, zyrtarësh të "kapur' dhe të përdorur, por në të njëjtën kohë, edhe emri i dikujt që bashkëpunon në biznese me zyrtarë të lartë socialistë. Të gjitha këta përfliteshin dhe përfliten në demokratë, por edhe më gjerë...”
Dhe pikërisht këta të zgjedhur koordinatorë duket se përbëjnë shqetësim për Hoxhën, pasi udhëzimi i Bashës i vë ata në krye të procesi përjashtimi nga rizgjedhja, kryetarët aktualë të partive që kanë rezultate më te dobëta krahasuar me zgjedhjet politike në vitin 2009, deputetë dhe të zgjedhur vendor.
Ai shkruan: “Dyshoj në produktin që do të dalë nga puna e tyre. Shkaku i dyshimit lidhet me të gjitha ato çfarë përfaqësojnë një pjesë e koordinatorëve. Mos vallë atje ku kemi çuar, përfaqësues një doganier, tatimor, etj. etj. do të kemi kryetar partie të të njejtit model? Kjo është ajo që më shqetëson,”- përfundon ai.
Redaksia online
(armanda shtembari/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com