Hoxha mesazh për bashkëshorten:
Pengu im, djali të të thërriste mama

Hoxha mesazh për bashkëshorten:<br />Pengu im, djali të të thërriste mama
Portieri i Kombëtares shqiptare si dhe i skuadrës së Partizanit Alban Hoxha ka shprehur dhimbjen e tij pas humbjes së bashkëshortes së tij nëpërmjet një statusi mjaft prekës në Facebook.

alban hoxha
 
“Ti ike,por je ende këtu me mu. Je ende pranë ëngjellit tonë,që do ta rris njëlloj sikur ti t‘jesh gjallë.

Do jesh pranë nesh në c‘fardolloj gjëje që të bëjmë.Edhe pse s‘duhet t‘ikje, ti ke lënë një kujtim mbrapa që s‘mundem të t‘harroj edhe nëse jetoj dy jetë, peng do e keme gjith jeten,doja aq shumë që engjelli jonë të të thirrte një herë të vetme “MAMA“,por kështu ishte shkruar.

alban hoxha

Një ëngjell la një ëngjell pas..Ti je forca ime,ti je gjithmonë pranë nesh,ti je akoma ktu me mua,”-ka shkruar Hoxha.
 
Bashëshortja e gardianit të kuq disa ditë më parë solli në jetë fëmijën, Beko dhe më pas pësoi një hemoragji cerebrale, luftën me të cilën e humbi.


 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë