Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me Andrii Sybiha, ministër i Punëve të Jashtme të Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thekson në qershor të këtij viti Tirana do të mirëpresë një tjetër samit ndërkombëtar.
Ndër të tjera ai shton se teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, Shqipëria dënon hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës.
Hoxha thekson gjithashtu se vendi ynë mbetet i palëkundur në mbështetjen për lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për llogaridhënien, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe për të ardhmen e saj evropiane.
"Teksa agresioni në shkallë të gjerë i Rusisë kundër Ukrainës hyn në vitin e tij të pestë, rikonfirmova se Shqipëria dënon hapur shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare humanitare, përfshirë sulmet e përsëritura kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike të Ukrainës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e saj për lirinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për llogaridhënien, një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe për të ardhmen e saj evropiane.
Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të thelluar më tej marrëdhëniet Shqipëri-Ukrainë përmes bashkëpunimit të ngushtë, duke avancuar rrugët tona respektive drejt Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe sigurinë në mbarë Evropën. Pres me kënaqësi të mirëpres Ministrin Sybiha në Shqipëri, në Takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë–Evropa Juglindore, që do të organizojmë në muajin qershor në Tiranë", shkroi në X Hoxha.
Komente











