Hoxhaj: Ballkani s'ka kushte për
ambasada të përbashkëta rajonale

Hoxhaj: Ballkani s'ka kushte për<br />ambasada të përbashkëta rajonale
PRISHTINË - Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është shfaqur thumbues ndaj iniciativës më të fundit të Serbisë për funksionalizimin e përbashkët të ambasadave me disa shtete të rajonit e veçmas me Maqedoninë.

Hoxhaj i ka thënë gazetës "Zëri" në Kosovë nëpërmjet një telefonate se politika e Jashtme Kosovës është e pavarur dhe mund të ndajë hapësira me vende të tjera sa i përket konsullatave për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, por nuk i ndan ambasadat. Në parim ky është perceptimi ynë për politikën e Jashtme", theksoi Hoxhaj.

"Si e bëjnë vendet fqinje u mbetet atyre ta vlerësojnë”, ka shtuar më tej Hoxhaj. Më tej kryediplomati kosovar ka tërhequr një paralele tjetër sa i përket sjelljes së Serbisë të cilën e ka quajtur jo bashkëpunuese në raport me rajonin dhe që ndërhyn në punët e fqinjëve.

“Nuk më takon mua që të jap vlerësim sesi shtetet fqinje të rajonit mund të përfaqësohen në politikën e jashtme, meqë kjo ka të bëjë me sovranitetin e tyre dhe ende nuk kam informatë të plotë sesi këto ambasada do të funksionojnë. Por duhet të kemi parasysh dy rrethana. E para, vendet nordike të cilat mund të kenë përfaqësime të tilla dallojnë dukshëm nga hapësira postjugosllave, e cila ka përcjellë në këto dy dekada të fundit tragjedi njerëzore dhe ku pavarësia politike ka qenë aspirata madhore e të gjithë këtyre shteteve. Në këtë drejtim, kjo mund të shihet si një invencion i hapësirës ish-jugosllave. Së dyti, Serbia vazhdon të ndërhyjë në punët e fqinjëve dhe bashkëpunimi rajonal është larg të qenurit i shkëlqyer”, ka thënë Hoxhaj.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Mrkic së fundi ka hedhur propozimin që së bashku me disa vende të rajonit të përfaqësohen në ambasada të përbashkëta në vende të largëta të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine. Maqedonia ka qenë ndër vendet e para që i është pëgjegjur pozitivisht idesë. /Zëri/

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane