PRISHTINË- Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e tretë të qëndrimit në Gjermani ka zhvilluar takime të ndara me grupet më të mëdha parlamentare të Bundestagut gjerman, përfshirë CDU/CSU, SPD, të gjelbrit, etj.
KosovaPress bënë të ditur se në takimin me kryetarin e Komisionit Parlamentar për BE-në në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, Hoxhaj e ka informuar për zhvillimet dhe progresin në Kosovë dhe nevojën që vendi të nënshkruaj MSA-në dhe që kosovarët të lëvizin lirshëm pa viza.
Edhe në takimin me anëtarin e Komisionit për Politikë të Jashtme, Roderich Kiesewetter, Hoxhaj ka ngritur të njëjtat tema duke marrë njëherësh mbështetjen e Gjermanisë për ta përkrahur Kosovën në këtë drejtim.
Ministri Hoxhaj ka takuar edhe deputetët Gernot Erler nga SPD dhe Marieluise Beck nga radhët e Partisë së Gjelbër, ku përveç MSA-së dhe vizave i ka njoftuar edhe mbi dialogun Kosovë-Serbi dhe si e sheh Qeveria vazhdimin e tij.
"Sot kam takuar shumë deputetë të Bundestagut gjerman dhe me ta kemi biseduar për tre çështje të rëndësishme. Së pari që të kemi një bashkëpunim shumë më të ngushtë bilateral mes Gjermanisë dhe Kosovës. Së dyti që të kemi një mbështetje të fuqishme nga Berlini sa i takon procesit të liberalizimit të vizave. Dhe së fundi, që Republika e Kosovës në një të ardhme shumë të afërt të nënshkruajë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Padyshim që Gjermania mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm në Evropë për Kosovën", deklaroi ministri Enver Hoxhaj.
Kryediplomati kosovar gjatë qëndrimit në Gjermani ka marrë pjesë në konferencën e Aspenit e thirrur nga ministrat e jashtëm gjerman e britanik, për të folur për Ballkanin dhe bashkëpunimin rajonal.
Njëherësh, Hoxhaj ka bashkëbiseduar edhe me deputetë të ndryshëm, diplomatë e politikanë në një takim të organizuar nga Fondacioni gjerman, FES./ATSH/
/Shqiptarja.com