PRISHTINË - Ministri kosovar në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka marrë ftesë për të qenë pjesëmarrës në takimin e përbashkët të homologëve të tij nga Ballkani perëndimor që do të mbahet në Beograd.
 
"Mund ta konfirmoj se ministri Hoxhaj ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Beograd me 23 Tetor, me përfaqësim të barabartë sikurse homologët e tjerë nga rajoni", ka konfirmuar për portalin Koha.net, Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit.
Ai ka thënë se kjo është vazhdimësi e takimeve dhe zotimeve nga Konferenca e Berlinit për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin, marrëdhëniet konstruktive mes vendeve në rajon dhe shtyrë përpara projektet e përbashkëta./ATSH/