Hoxhaj:Kosova plotëson kushtet për
anëtarësim në Këshillin të Evropës

Hoxhaj:Kosova plotëson kushtet për<br />anëtarësim në Këshillin të Evropës
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, me të cilin kanë bashkëbiseduar për nevojën e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit që do të përmbyllej me aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës, këtë vit.

Hoxhaj ka thënë se brenda një periudhe gati tre vjeçare raportet ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës (KiE) kanë ndryshuar pothuajse në mënyrë thelbësore dhe tashmë kanë hyrë në një fazë të re të bashkëpunimit, duke pasur parasysh mosgatishmërinë e mëhershme të KiE-së për të bashkëpunuar.

“Kemi hyrë në një fazë të re dhe shumë intensive të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Këshillit të Evropës duke pasur parasysh jo gatishmërinë para tri vitesh për të pasur çfarëdo lloj komunikimi e bashkëpunimi. Tani kemi kaluar në një fazë të bashkëpunimit institucional dhe bilateral në të gjitha drejtimet”, ka thënë Hoxhaj, i cili disa herë është pritur në Strasburg nga Sekretari i Përgjithshëm, Jagland.

Në takim është diskutuar edhe për kërkesën e Kosovës për aplikim këtë vit në Këshillin e Evropës, pasi, sipas Hoxhajt, Kosova i plotëson kushtet ligjore dhe procedurale për anëtarësim, një proces që merr kohë dhe që mund të shihet si një kush joformal i zbatimit të MSA-së për Kosovën.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi