TIRANË, 14 Dhjetor/ATSH- I. Vata/-Ish -Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka ngushëlluar sot familjen e Andreas Schockenhoff, nënkryetar i Grupit Parlamentar të CDU-së në Bundestagun gjerman, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, duke e konsideruar si përkrahës të madh të Kosovës.
"Sapo morra një lajm të hidhur për vdekjen e parakohshme të mikut tim dhe të Kosovës, Andreas Schockenhoff, nënkryetar i Grupit Parlamentar të CDU-së në Bundestagun gjerman dhe njëri prej politikanëve më të suksesshëm të politikës së jashtme gjermane. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve të tij, CDU-së dhe Gjermanisë. Do ta kujtoj gjithmonë si një mik dhe përkrahës të madh të Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane", shkruan Enver Hoxhaj në stausin e tij Facebook. /a.ke/
/Shqiptarja.com