TIRANE- Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka cilësuar në interes të qytetarëve të Kosovës marrëveshjen LDK-PDK, si dhe jashtë interesave partiake. I ftuar në studion e “A1 Report”, Hoxhaj tha pas ngërçit politik 6-mujor në Kosovë, më në fund fitoi arsyeja politike duke realizuar edhe marrëveshjen për bashkëqeverisje.
“Marrëveshja LDK-PDK është jashtë interesave partiake, pra është një marrëveshje në interes të qytetarëve të Kosovës. Si pasojë e ngërçit disamujor ndërkombëtarët e humbën durimin, dhe patën frikë për destabilitet. Megjithatë nuk është hera e parë që kemi koalicion të madh në Kosovë. Pas ngërçit politik 6-mujor, fitoi arsyeja politike. Bashkëqeverisja është me rëndësi për zgjidhjen e ngërçit politik”, tha Hoxhaj.
Ndërkaq, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës u ndal tek marrëdhëniet Kosovë-Serbi, dhe tek rëndësia e implementimit të marrëveshjes mes dy vendeve.
“Mendoj se dialogu do të udhëhiqet në nivel të dy kryeministrave. Është e rëndësishme që dialogu me Serbinë të vazhdojë dhe të ketë një proces të implementimit të marrëveshjes. Dialogu duhet të jetësohet, dhe në interes të dy palëve është vendosja e marrëdhënieve diplomatike. Po kështu duhet të ketë një qartësi politike, se çfarë kërkohet nga dialogu, dhe çfarë pritet të realizohet”, tha Hoxhaj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com