Një status në rrjetin social Facebook i ka kushtuar vendin e punës, Xhafer Ahmetit. Ministri i Jashtëm i Kosovës e ka shkarkuar nga posti i ambasadorit në Mal të Zi pasi në një postim në Facebook shkruante se ish-kryeministri Sali Berisha  është një psikopat.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë vendim për kthimin e menjëhershëm në Prishtinë të atë Ahmetit, pas komenteve të tij në rrjetin social të cilat nuk korrespondojnë me rregullat diplomatike dhe sjelljet e një diplomati.

 “Komentet e tij nuk paraqesin qëndrimet e institucioneve të Kosovës. Ministri Hoxhaj personalisht dhe i tërë populli i Kosovës i janë mirënjohës ish- kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për kontributin e tij të madh për Kosovën”, ka thënë këshilltari politik i ministrit Enver Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.
 


statusi
















Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)