Hoxhaj: Tendencë serbo-ruse për
keqpërdorimin e OSBE në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë të enjten se po angazhohet maksimalisht që misionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, të cilat kanë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, të ndryshojnë atë dhe ta pranojnë shtetësinë e Kosovës.
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë të enjten se po angazhohet maksimalisht që misionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë, të cilat kanë qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës, të ndryshojnë atë dhe ta pranojnë shtetësinë e Kosovës.
“Qasja jonë ndaj
OSBE-së dhe ndaj shumë institucioneve që veprojnë në Kosovë falë Rezolutës 1244 është se këto misione, që gjoja kanë qëndrimin neutral ndaj statusit të Kosovës, t’i shtyjmë të lëvizin drejt një statusi pozitiv për Kosovën, që ta pranojnë realitetin e shtetit të Kosovës dhe ta pranojnë Kosovën si shtet”, ka deklaruar ministri Hoxhaj, gjatë një deklarimi në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka reaguar edhe ndaj një raporti të publikuar së fundmi nga misioni i OSBE-së, i cili ka qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës e ku përmendet Mitrovica si pjesë e Serbisë. Hoxhaj ka bërë me dije se Departamenti përkatës i MPJ-së që merret me organizatat ndërkombëtare ka kërkuar menjëherë sqarime nga misioni i OSBE-së në Prishtinë, zyrtarë të të cilit kanë pranuar se ky kishte qenë një gabim teknik. Ministri ka bër ë me dije se për të njëjtën çështje do të diskutojë me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean Claude Schlumberger, me të cilin pritet të takohet së shpejti.
Në këtë drejtim, ministri ka përmendur përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për ta përdorur misionin e OSBE-së në Kosovë për agjendën e tyre politike. “Ka një tendencë nga ana e Serbisë dhe Rusisë për ta përdorur misionin e OSBE-së në Kosovë për përpjekjet e tyre që padyshim nuk janë favorizuese për shtetin e Kosovës dhe këtë që po e them në këtë Kuvend e kam ngritur me seriozitetin më të madh dhe me një qasje më përmbajtjesore në të gjitha takimet që kam pasur me OSBE-në”, ka thënë ministri.
Hoxhaj ka deklaruar se këtë çështje e ka diskutuar edhe me partnerët ndërkombëtar. Me këtë rast, ministri ka thënë se “dua t’iu siguroj që jam shumë serioz jo vetëm sa i përket OSBE-së por edhe UNMIK-ut në Kosovë dhe që shpeshherë misione të til la synojnë ta minojnë shtetësinë e Kosovës dhe e kam ngritë në çdo takim me partnerët tanë, aty ku nuk jemi anëtar”. /KosovaPress/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
53.5%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
2.4%
Vota total: 6494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15