HRW kërkon nga Merkel që me Putinin të flasë edhe për të drejtat e njeriut

HRW kërkon nga Merkel që me Putinin të flasë edhe për të drejtat e njeriut

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Organizata Human Rights Watch (HRW) i ka bërë thirrje kancelares gjermane, Angela Merkel që gjatë takimit të saj këtë javë me presidentin rus, Vladimir Putin të kërkojë lirimin e aktivistit për të drejtat e njeriut, Oyub Tityev dhe të ngrisë “çështjet kyçe për të drejtat e njeriut”.

Kancelarja Merkel do të qëndrojë në Soçi më 18 maj, ku me Putinin pritet që të diskutojë për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe konfliktet në Siri dhe Ukrainë.

Por, HRW i ka bërë thirrje Merkelit që në këtë takim të flasë edhe për aktivistët e burgosur, përfshirë këtu Titiyev, i cili është shef i organizatës për të drejtat e njeriut Memorial, me seli në Grozni të Çeçenisë.

Zëri i Merkelit kurrë nuk ka qenë më i nevojshëm se tani. Ajo mund ta përdorë zërin e saj për të liruar Tittiyevin dhe për ta bërë të qartë se niveli i ri i shtypjes nga Rusia nuk do të pranohet kurrë./REL/

Wenzel Michalski, drejtor në Gjermani i organizatës për të drejtat e njeriut

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët