Twitter është i drejpërdrejtë, publik, i komunikueshëm dhe me shtrirje të gjërë. Kjo platformë ka më shumë se 288 milion përdorues dhe përdoret nga kompani në mbarë botën që të komunikojë tek konsumatori egzistues dhe që të arrijnë deri tek audiencat e reja.
“Me më shumë se 500 milion Tweet/cicërima të publikuara cdo ditë, Twitter është vendi i bisedave mes miqve ose atyre që nuk njihen nga ana tjetër e botës. Është vendi ku njerëzit shkojnë që të mësojnë se cfarë po ndodh në botë, dhe kjo e bën Twitter-in një vend shumë të mirë që kompanitë të komunikojnë me konsumatorët e tyre,” thotë Niall Horgan, Menaxher i Partnerëve ne Twitter. "Kompanitë në këto pesë shtete tanimë përdorin Twitter që të dëgjojnë nga konsumatorët e tyre dhe që të paraqesin veten në mënyrë organike, kështu që ne jemi të lumtur që të bashkëpunojmë me Httpool që të ju ndihmojmë atyre të përdorin reklamimin e Twitter që të rrisinmundësitë e tyre.”
Tre nga pesë përdorues në Twitter ndjekin të paktën një kompani. Dhe 80% e përdoruesve në Twitter janë po ashtu aktivë në pajisje mobile, duke ju dhënë reklamuesve mundësinë përfekte që të arrijnë njerëzit gjatë lëvizjes, në kohën kur përmbajtja e reklamës është më e rëndësishmja. Në fakt, një nga tre njerëzit që ndjekin një kompani në Twitter kanë blerë nga ajo kompani.
“Twitter është unik për shkak të natyres së vet publike dhe të castit. Kjo e bën shumë të lehtë për njerëzit që të jenë të informuar për cfarëdo që ju intereson. Kompanitë në këto pesë shtete tani kanë një mënyrë edhe më të mirë që të lidhen me konsumatorë ekzistues dhe potencial rreth interesave të tyre, me mesazhin e duhur në momentin e duhur. Ne jemi të lumtur të punojme me Twitter që të sjellim produktet e tyre të reklamimit në rajonin tonë dhe i gëzohemi mundësisë që të ju ndihmojmë të rrisin komunitetin e tyre, të tregojnë tregimet e tyre, të rrisin besnikërinë dhe përfundimisht të rrisin rekomandimet dhe shitjet,”, tha Aljosa Jenko, themelues dhe CEO i Httpool.
Caktimi i Httpool si partner direkt i shitjes në Twitter u jep më shumë kompanive mundësi në nje linjë të madhe të produkteve, shërbimeve dhe mbështetjes që është e mundur nga Twitter.
Twitter ka tre njësi kryesore të reklamimit:
Promoted Tweets - Promoted Tweets jane Tweets/Cicërima të rregullta por me përparësinë që arrijnë deri të përcjellësit aktual dhe potencial që ka mundësi të jenë të interesuar për llogarinë tuaj.
Promoted Accounts – Mundëson ndërtimin e një komuniteti aktiv të lobuesve dhe ndikuesve me të cilët mund të komunikoni në baza të vazhdueshme.
Promoted Trends – Trendet janë tema popullore që janë duke ndodhur tani në Twitter. Për shkak se këto Trende shfaqen në mënyrë të dukshme afër timeline-it të përdoruesit, ato marrin ekspozim masiv.
Twitter gjithashtu ofron statistika për kompani dhe agjenci që përdorin Produktet e Reklamimit që të përcjellin aktivitetin e Reklamave në Twitter, të mësojnë më shumë për sjelljen e konsumatorëve dhe që të modifikonë fushatën reklamuese për rezultatë më të mira.
Për më shumë rreth shërbimeve të biznesit të Twitter dhe këshilla të nevojshme se si të rregulloni prezencën tuaj në Twitter, vizitoni biz.Twitter.com.
Rreth Httpool
Httpool është një rrjet reklamues ndërkombëtar në shumë kanale i fokusuar në tregjet jashtë Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara
Httpool është një partner optimal për agjencionet mediatike që kërkojnë një zgjidhje të integruara për reklamim dixhital. Në fakt Httpool ofron gamën më të gjerë të produkteve të rrjetit të reklamimit dhe zgjidhjeve në display, video, engagement (angazhim) social dhe kanaleve te performances në të dy pajisjet desktop dhe mobile
Httpool përdor teknologjinë më të avancuar të licencuar dhe në pronësi të vetën, ka një përvojë të gjerë ndërkombëtare dhe përfaqëson me mijëra publikues të zgjedhur global dhe lokal në 18 zyrat e veta në Europën Qendrore dhe Jugore si dhe në zyrat në Azi. Për më shumë informacion ju lutem vizitoni www.httpool.com ose ndiqeni @httpool.
Rreth Twitter, Inc.
Twitter (NYSE: TWTR) është një platformë globale për vetë-shprehje publike dhe komunikim në kohë reale. Duke krijuar thelbësisht një mënyrë të re që njerëzit të krijojnë, shpërndajnë dhe publikojnë përmbajtje, ne kemi demokratizuar krijimin e përmbajtjes dhe shpërndarjes duke mundësuar cdo zë që të jehojë rreth botës në mënyrë të menjëhershme dhe të pa filtruar. Shërbimi mund të përdoret në Twitter.com, via Twitter mobile aplikacioneve për lloje të ndryshme pajisjesh si dhe nëpërmjet SMS. Në dispozicion në më shumë se 35 gjuhë, Twitter ka më shumë se 288 milion përdorues aktiv mujor. Për më shumë informacion vizitoni discover.Twitter.com ose ndiqeni @Twitter.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)