Huadhënësit: Grekë, punoni
6 ditë në javë të kaloni krizën

Huadhënësit: Grekë, punoni <br />6 ditë në javë të kaloni  krizën
GREQI - Huadhënësit ndërkombëtarë të Greqisë, kanë sugjeruar masa shtesë përfshi dhe rritjen deri në gjashtë ditë punë në javë nga pesë që është aktualisht. Lajmi jepet nga BBC, sipas të cilës ky është një nga propozimet jozyrtare që pritet t'i propozohen nga Trojka Greqisë përfaqësues të së cilës ndodhen këto ditë në Greqi. Masa synon  të rritë të ardhurat e qeverisë greke dhe për të liberalizuar tregun e punës. Ky propozim nuk është përfshirë në marrëveshjen origjinale të ndihmës së nënshkruar me qeverinë greke.

Inspektorët e BE, FMN, BQE të njohur si Trojka, ndodhen në Greqi për të parë nga afër zbatimin e masave nga qeveria greke, para hartimit të raportit final në Tetor ku do vendoset nëse Greqia do marrë ose jo, këstin e ardhshëm të ndihmës.

Greqia ka nevojë për 31.5 miliardë euro shtesë për të mbuluar borxhet e saj.

Sot ministri gjerman i financave Volfgang Schable përjashtoi një paketë të tretë ndihme për Greqinë, por shprehu shpresën se Greqia do të jetë pjesë e Eurozonës. Greqisë i është dhënë një paketë prej 110 miliarde euro në Maj të vitit 2010 dhe 130 miliardë euro ne tetor të 2011, për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Ndërkohë Presidenti i Parlamentit Europian Herman Von Rompuy, pritet të takohet të enjten me kryeministrin grek Antonis Samaras.

(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social