Banka e Shqipërisë, në vrojtimin e fundit për aktivitetin kreditues në 6 mujorin e parë të këtij viti, ve re se ndërrmarjet e vogla dhe të mesme kanë qenë më aktive për të kërkuar financim nga bankat, kurse ndërmarrjet e mëdha janë shfaqur me një kërkesë në rënie.
Ndërsa për individët ka një panoramë më pozitive. Ndaj tyre tremujori i dytë i këtij viti ishte një vazhdim i kushteve lehtësuese që u reflektua edhe në tremujorin e parë. Ky lehtësim është nxitur nga konkurrenca në sektorin banker, por edhe likuiditeti i bankave. Gjithsesi kreditë me probleme që janë ende evidente kanë dhënë efektin e kundërt.
Përtej kësaj ajo që vihet re është një rritje e kërkesës së individëve për kredi dhe ky zgjerim kërkese lidhet si me kredinë për blerje banese ashtu edhe për kredinë konsuamtore. Pritshmëria e bankave për tremujorin e tretë të vitit 2016 është pozitive, me kërkesë në rritje si nga individët edhe nga biznesi, me standard më të lehtësuara për biznesin dhe individët.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com