Propozoi futjen e rrjetit 5G, SHBA fut Huawei në listën e 'zezë' tregtare

Prej ditësh SHBA dhe  presidenti Donald Trump vijojnë të jenë të përfshirë në një luftë të ashpër tregtare me kompaninë kineze Huawei pas propozimit të kësaj të fundit për të hedhur në treg rrjetin 5G.  Për këtë arsye SHBA ka përfshirë kompaninë kineze  Huawei në listën e zezë tregtare .

Sipas  zyrës së shtetit në Uashington kjo lëvizje nga SHBA vjen pasi futja e këtij rrjeti të ri telekomunikacioni nga kompania kineze Huawei do të cënonte sigurinë kombëtare .

Në lidhje me këto akuza të ngritura nga SHBA ka reaguar dhe përfaqsuesi më i lartë i komanisë kineze, Song Liuping i cili ka mohuar  pretendimet se përdorimi i rrjetit të ri të telekomunikacionit që Huawei ka prezantuar  paraqet rrezik për sigurinë si dhe se kjo risi është krejtësisht e pavarur nga qeveria kineze.

Gjithashtu ai u shpreh se ky  vendim kërcënon të dëmtojë më shumë se tre miliardë konsumatorë që përdorin produktet dhe shërbimet Huawei në të gjithë botën si dhe 1200 kompani amerikane që bëjnë biznes më kompaninë kineze.

Marrëdhënia delikate mes SHBA dhe Huawei ka filluar prej një dekade por kulmi saj arrit vetëm pak ditë më parë pas lëvizjes së qeverisë amerikane për të futur në listën e zezë kompaninë kineze . Huawei propozoi vetëm pak kohë më parë futjen e rrjetit 5G e cila do të sillte risi në botën e teknologjisë  pasi shpejtësia  e lartë  dhe kapaciteti i madh në  transmetimin e  të dhënave e diferencojnë atë dukshëm me rrjetet 3G dhe 4G që operojnë aktualisht në treg.

Huawei do ta çojë këtë çështje në një gjykatë amerikane që të anulojë vendimin e administratës Trump ndaj tyre.
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan