Huazim me të drejtë blerje, Xhuliano Skuka zgjedh Slloveninë! Drejtori sportiv: Ka forcë fizike

Huazim me të drejtë blerje, Xhuliano Skuka zgjedh Slloveninë! Drejtori sportiv: Ka forcë fizike

Xhuliano Skuka me fanellën e Maribor

Xhuliano Skuka është sulmuesi i ri i Mariborit në elitën e Sllovenisë. Dibrani 24-vjeçar nuk u përshtat për pesë muaj te Metz, me francezët e ngjitur në Ligue I që e huazuan në Slloveni. Drejtori Sportiv i Maribor, Marko Suler theksoi se klubi ka të drejtën e blerjes në fundin e sezonit, teksa vendosi në pah cilësitë e Skukës.

“Është huazim deri në fund të sezonit, me mundësi blerjeje. Metz është kualifikuar në Ligue 1, ne e dimë se cilat janë kërkesat në ligën e parë franceze dhe kemi gjetur një zgjidhje për të mbyllur marrëveshjen. Sipas disa karakteristikave, Skuka i ngjan shumë Vipotnikut, me forcë fizike të jashtëzakonshme, me bashkëpunim të mirë në lojë dhe është shumë efikas. Pas ndeshjeve të suksesshme në vendin e tij, atij iu desh pak kohë për t'u përshtatur në Francë dhe ne shfrytëzuam rastin për ta sjellë në Maribor. Më vjen mirë që arritëm një marrëveshje mjaft shpejt", tha Suler.

Sulmuesi dibran do mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 11-të, teksa shpreson të bëjë mirë për të fituar një vend te Metz dhe një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho. Kujtojmë se në merkaton e janarit, Metz pagoi 1.4 milionë euro te Partizani për kartonin e Skukës.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja