Pas dhunës së ushtruar mbi deputetët dhe gazetarët, protestuesit “Për Maqedoninë e Bashkuar”, kanë ngritur tenda dhe çadra përpara parlamentit maqedonas duke thënë se ata do të rezistojnë deri në fund, trasmeton TetovaSot.
Nga dhuna e shkaktuar nga huliganët maqedonas kanë ngeluar të lënduar 45 persona midis të cilëve disa deputetë të shumicës, disa gazetarë dhe 3 policë.
Të plagosurit janë drejtuar në spitalin e kryeqytetit për të marrë ndihmë mjeksore dhe 4 prej tyre janë mbajtur në spital për trajtim të specializuar ka thënë drejtoresha e Klinikës Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”, Jasminka Cabukovska.
Ndërkohë policia ka arrestuar 4 persona dhe është duke identifikuar persona të tjerë që shkaktuan incidentin e dhunshëm.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com