Përleshja e huliganëve të AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit mbrëmjen e djeshme në Athinë ka lënë pas një viktimë. 29-vjeçari Mixalis K. u godit me thikë nga disa tifozë kroatë, teksa nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Drama e familjes së viktimës nuk mbaron këtu, pasi e ëma e 29-vjeçarit me të marrë vesh lajmin ka pësuar një parainfarkt.
Nëna e tij u shfaq në spital me simptoma të atakut kardiak, kjo pasi mësoi lajmin e hidhur. Pas procesit tragjik të identifikimit të djalit, gruas iu shfaqën simptoma që sugjerojnë infarkt, si dhimbje gjoksi, shqetësime, tendencë për të fikët etj. Ajo do të qëndrojë në spital për arsye parandaluese.
Mësohet se viktima para se të jepte frymën e fundit ka marrë në telefon një të afërm për t’i kërkuar ndihmë për ta marrë nga vendi i ngjarjes. I afërmi i të riut fatkeq ka marrë një telefonatë nga 29-vjeçari rreth orës 03:00 të mëngjesit të datës 8 gusht.
Për sa i përket të plagosurve, sipas burimeve të Kryqit të Kuq në Athinë, numri i tyre është nëntë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 13:11
Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?
-
Po
32.5%
-
Jo
61.2%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 3027
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Një ishull, dy realitete dhe 12 interesa globale, çfarë po ndodh me Qipron?
20 Mars, 16:56
-
Volejboll/ Shqiptarja Erblira Bici bën historinë, fiton Challange Cup si MVP mes Athinës
19 Mars, 08:41
-
Vetëm 5 mijë kërkesa për azil në vitin 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta
18 Mars, 08:37
-
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit
17 Mars, 17:22
-
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, arrestohet në Greqi 44-vjeçari shqiptar! Pritet të ekstradohet në Itali
17 Mars, 16:41
-
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë, 'Sapphire Princess' sjell rreth 2600 turistë
17 Mars, 09:11
-
Anulimi i tenderit për portin e ri në Porto Romano, Stringa: Greqia e Serbia kanë interes të mos ndërtohet, bashkë me Korridorin VIII! Preçi: 2 miliardë euro borxh publik për shqiptarët!
16 Mars, 22:56
-
Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 18-vjeçari
16 Mars, 20:16
-
Sistem i ri kundër raketave dhe dronëve, Greqia miraton projektin 4 miliardë euro
16 Mars, 17:27
-
E rëndë në Greqi/ 17-vjeçarja përdhunohet në grup nga 5 persona, 10 të arrestuar për ngjarjen
15 Mars, 15:30
-
Shqiptari i dënuar për vrasjen e avokatit grek mbyllet brenda qelisë në burgun Malandrinos të Greqisë, policia hyn me forcë dhe gjen telefon të djegur (EMRI)
13 Mars, 14:30
-
Conference League/ Fiorentina përmbys 2-1 Rakow, AEK-u i shqiptarëve 'prek' fazën çerekfinale! Fitojnë Vallecano, Shakhtar dhe AZ Alkmaar
13 Mars, 12:38