Sa më e lartë të jetë mirëqënia e siguria në një vënd, aq më e madhe është shkalla e pavarësisë së fëmijëve.

Në këtë përfundim ka arritur një hulumtim amerikan,  i kryer në vënde të ndryshme të botës,  ku ka gjetur se në vënde të tilla si Afrika e Jugut, Portugalia dhe Italia, prindërit janë më të rreptë me fëmijët e tyre, në shkallën e lirisë që u lejojnë, për arsye se i druhen pasigurisë në qytet, në  ambjentin e jashtëm.

Nga hulumtimet e kryera me grupe të mëdha fëmijësh e prindërish, për shkallën e lirisë që u lejohej fëmijëve nga prindërit, u vu re se në këto 3 vënde, fëmijët ishin gjatë gjithë kohës nën presonin e prindërve, për arsye se këta të fundit kishin gjithnë frike e ankth kur i linin fëmijët të  vetëm të kryenin aktivitete në qytet.

“Liria i ndihmon fëmijët që të zhvillojnë aftësitë sociale, e këtë gjë prindërit e dinë fort mirë, por ato kërkojnë planifikim më të mirë të qyteteve, në mënyrë që të shmangen rreziqet qe u kanosen çdo ditë fëmijëve të tyre”-shprehen hulumtuesit.

Hulumtuesit u shprehën për  “The Telegraph”, se për të dalë në këtë përfundim,  u morën parasysh edhe rezultatet e një renditje të bërë nga UNICEF për lirinë e fëmijëve.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)