Shkencëtarët janë shprehur se peshkaqenët janë vertebrorët më jetëgjatë në botë. Ata kanë hulumtuar mbi moshën e disa gjallesave dhe në përfundim kanë vlerësuar se një peshkaqen femër rreth 400 vjeçe ishte më e vjetra.
 
Ekipi ka zbuluar se peshkaqeni rritet me vetëm një cm në vit dhe arrijnë pjekurinë seksuale në moshën 150-vjeçare. Hulumtimi është bërë publik në revistën “Science”.

Udhëheqësi i studimeve Julius Nielsen, biolog detar në Universitetin e Kopenhagës është shprehur: “Ne parashikonim që kishim të bënim me një kafshë të pazakontë, por rezultati mbi jetëgjatësinë e peshkaqenëve na ka befasuar të gjithëve”.