Grupet e të drejtave të njeriut dhe New York Times pretendojnë se kanë dokumentuar përdorimin e fosforit të bardhë nga Izraeli në zonat civile në Liban.

Kjo substancë mund të shkaktojë djegie të rënda, probleme me frymëmarrjen dhe vdekje. Sipas gazetës amerikane, Izraeli përdori fosfor të bardhë në qytetin libanez Nabatieh më 30 maj, gjë që konfirmohet nga videot e postuara në mediat sociale.

Fosfori i bardhë nuk është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar, por është e paligjshme të përdoret ky kimikat në ose afër zonave të populluara, sepse mund të shkaktojë dëme të shumta.

Për dekada të tëra, Izraeli është akuzuar nga komuniteti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut për përdorimin e fosforit të bardhë në mënyra që rrezikojnë civilët.

"Mund të shkaktojë lëndime të dhimbshme, lëndime që zgjasin një jetë", tha Ramzi Kaiss, studiues i Libanit për organizatën ndërkombëtare joqeveritare Human Rights Watch. "Ose mund të shkaktojë vdekje", shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Sulm terrorist në Izrael, një i vrarë dhe 6 të plagosur! SHBA rrëzon 2 dronë në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Afër marrëveshjes!