Human Rights Watch: Gazetarët
punojnë në mjedis armiqëso

Raporti i publikuar sot nga Human Rights Watch thotë se, gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e tyre për të zhvilluar një gazetari kritikuese dhe të pavarur, pjesë thelbësore kjo e një shoqërie demokratike.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë  reklamuar me zhurmë progresin e tyre drejt demokracisë këto dy  dekada, por kërcënimet dhe sulmet mbi gazetarët e njollosin këtë demokraci”, tha Lydia Gall, studiuese për Ballkanin dhe Evropën Lindore pranë Human Rights Watch.

"Bashkimi Europian duhet të nxitë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i thonë ndal kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe të ndjekin penalisht krimet kundër tyre, si pjesë e procesit të negociatave për anëtarësim në BE.”

Edhe pse shumë gjëra kanë ndryshuar, atmosfera për mediet në shumë vende të Ballkanit    Perëndimor ende karakterizohet nga rreziku dhe armiqësia, më shumë se sa nga përmirësimi si pjesë e zhvillimit demokratik të rajonit, thuhet në raport.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë

'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë