Ka humbur betejën dy vjeçare me kancerin e gjirit aktorja e njohur Kelly Preston. Lajmi është dhënë nëpërmjet profilit instagram nga bashkëshorti i saj aktori i mirënjohur John Travolta.

Kelly Preston njihet më shumë për rolet e saj në ‘Twins’ dhe ‘Jerry Maguire’ por edhe në filmat e tjerë Gotti, Broken Bridgers, Death Sentence, Citizen Ruth.

Kjo është humbja e dytë për familjen Travolta pas largimit nga kjo jetë e djalit Jett Travolta më 2009 i cili vuante nga sëmundja e Kawasaki.