TIRANE - Një foshnjë dy muajshe ka ndërruar jetë në spitalin francez në Tiranë, i cili është pjesë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Më 28 prill 2014 foshnja është paraqitur me një problem në hundë dhe sipas familjarëve i është dhënë garanci se jeta e tij ishte jashtë rrezikut.
Mirëpo ka ndodhur e kundërta, pasi foshnja ka gjetur vdekjen ditën e nesërme, në datën 29 prill. Menjëherë pas kësaj, familjarët kanë bërë një kallëzim në komisariatin numër 4, në kryeqytet, ku akuzojnë bluzat e bardha për neglizhencë. Burime policiore sqarojnë se është marrë kartela e fëmijës dhe do të fillojë një hetim për këtë rast. Të njëjtat burime saktësojnë se do të thirren edhe mjekët për të dëshmuar.
Nga ana e tyre, mjekët kanë sqaruar se foshnja ka arritur në gjendje kritike në dyert e spitalit dhe se ata nuk mund të ndërhynin për t’i shpëtuar jetën. Sipas bluzave të bardha, foshnja e ka humbur jetën për shkak të vonesës së familjarëve për të kërkuar ndihmë mjekësore në kohë.
Shkrimi u publikua sot 2 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com