BERAT - Humb jetën në Spitalin Ushtarak, vajza 2-vjeçare Pamela Mata nga fshati Çiflik i komunës Lumas. Vogëlushja u aksidentua ditën e djeshme nga një tjetër fëmijë 13 vjeçar, i cili i kishte marrë gjyshit makinën pa leje.

Aventura e të miturit  u kthye në tragjedi tek mori pa leje, automjetin e gjyshit dhe përplasi në rrugë dy vajza të mitura.

Ngjarja e rëndë u shënua dje në fshatin Çiflik të komunës Lumas në Berat. Sipas të dhënave nga policia, 13-vjeçari kishte marrë makinën pa leje e teksa e ngiste në rrugët e fshatit ka përplasur Kristina dhe Pamela Matën, përkatësisht 15 dhe 2 vjeçe, kushurira me njëra tjetrën.

Për pasojë, të dy vajzat kanë mbetur të plagosura, por në gjendje më kritike për jetën ndodhej 2-vjeçarja Pamela, ndërsa 15-vjeçarja pësoi vetëm disa fraktura në trup.

Vajzat u dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës, për ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia shoqëroi të atin e 13-vjeçarit, ndërsa ky i fundit nuk  pësoi lëndime, si pasojë e aksidentit.

Redaksia online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)