Vogëlushja nga Durrësi, Kejsi Prizrendi, ka humbur betejën me sëmundjen, duke u ndarë përgjithmonë nga jeta. Ajo preku zemrat e shumë njerëzve, të cilët dhuruan shuma të mëdha monetare për t’i ardhur në ndihmë, por asgjë nuk i ka shpëtuar dot jetën dhe tashmë vogëlushja ka mbyllur sytë përgjithmonë.

Lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të 9-vjeçares është bërë i ditur nga një prej njerëzve të afër të saj. Ajo vuante nga sindroma “Stevens-Jonson”, ndërsa ishte dërguar për kurim të specializuar, por nuk arriti t’ia dilte. 

vogelushja
(Postimi në Facebook i një prej të afërmve të vogëlushes që jep lajmin tragjik)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com