Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën ditën e sotme në Greqi, pas një tragjedie në ku mbetën të vdekur edhe dy elektricistë grekë, ndërsa u plagosën katër të tjerë.
Ngjarja u regjistrua në komunën e Ertria, ku elektricistët po punonin për rregullimin e linjës së energjisë, por një kabull u prish duke prekur më pas edhe linjat e tjera të energjisë.
Për pasojë punëtorët u goditën nga rryma elektrike. Ngjarja tronditëse u pa nga disa banorë që ishin aty, të cilët telefonuan menjëherë policinë dhe zjarrfikësen, por tre punonjësit humbën jetën në vend.
Njëri prej tyre u gjet i vdekur në shtyllë, ndërsa dy të tjerët në tokë.