Tragjedi për familjen e ish-ministrit të Kulturës Visar Zhitit. Djali i tij Atjoni, 19-vjeçar, ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës.

Ai është përplasur me bordurën e trafik-ndarëses së autostradës dhe nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Atjon Zhiti
                        (Në foto 19-vjeçari Atjon Zhiti)

19-vjeçari ishte student për filozofi që prej vitit 2013 në Universitetin “Sacro Cuore” në Milano. Sipas hetimeve të para të policisë rrugore, shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia e madhe.

Motorin e drejtonte shoku i tij Serxhio Matiani, i cili është në gjendje të rëndë. Sipas policisë 19-vjeçari Atjon Zhiti nuk kishte vënë skafandër. 

Ai ishte djali i vetëm i Visar Zhitit, një ndër shkrimtarët e njohur që u persekutua dhe u burgos nga diktatura komuniste.  

aksident
aksident
(Në foto: Vendi i aksidentit ku humbi jeten Atjon Zhiti)

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)