COVID-19 i ka marrë jetën sipërmarrëses së njohur, Shpresa Prodani. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e saj, Evis Prodani.
“Mamasë, shoqes, dhe këshillueses më të mire që mund të kishim kërkuar. E dimë që ti je me babin dhe do vazhdosh të na shohësh. Të duash shumë!! RIP”, shkruan Evisi në postimin e saj.
Po kush ishte Shpresa Prodani?
Biznesmenia e njohur Shpresa Prodani e mori drejtimin e kompanisë "DyrrahSped" në vitin 2004, fill pas vdekjes së të shoqit. E lindur në Tiranë më 12 shkurt 1952, studentja e talentuar e Inxhinierisë do të zhvendosej në Durrës pas martesës me Shpëtim Prodanin dhe për shumë vite do të angazhohej në arsimin profesional në Durrës, duke përgatitur breza të tërë gjimnazistësh.
Kur i shoqi u nda papritmas nga jeta në vitin 2004, asaj iu desh të merrte përsipër biznesin që kishte themeluar dhe drejtonte ai, kompaninë e transportit duke arritur të bëhet një nga biznesmenet më të suksesshme në Shqipëri. Krahas angazhimit në kompaninë Shpresa Prodani do të ishte një nga anëtaret më aktive të Rotary Club Durrës, ndërsa në vitet 2016-2017 ishte presidente e kësaj organizate.
Shpresa Prodani ishte edhe aksionere në kompaninë e njohur të sigurimeve. Nga viti 2005, Shpresa Prodani u bë anëtare e Universal Freight Organization me qendër në Londër. Është fituese e çmimit për kualifikim e menaxhim në Gjenevë të Zvicrës dhe përfaqësuese e Shqipërisë në forumin e parë të Detit të Zi për transportin dhe logjistikën mbajtur në Stamboll në dhjetorin e vitit 2011 nga UNDP-ja. Për të gjithë këtë angazhim aktiv në fushën e biznesit, Shpresa Prodanit Bashkia e Durrësit dhe Shoqata Durrësi, i akordoi titullin e lartë “Nderi i qytetit”, në vitin 2013.
Lajmi kryesor:
1281 testime/ 185 raste të reja me COVID dhe 6 viktima! Humb jetën biznesmenia e njohur në Durrës dhe artisti nga Elbasani
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor, 16:04
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor, 16:59
-
OBSH: Shqiptarët 59.7% të shpenzimeve nga xhepi në shëndetësi! Koçiu: 130 milionë euro për rimbursimin e ilaçeve me buxhetin e 2025
12 Dhjetor, 16:34
-
Më shumë lekë për para e tetraplegjikët, rritet pagesa për paketën higjieno-sanitare! Nga 16 në 20 mijë lekë! Mbështetje edhe për kujdestarët
4 Dhjetor, 17:16
-
Minimumi jetik, ministrja Koçiu tregon pse u rrëzua amendamenti i PD-së: Duhet dakordësi për mënyrën si do të matet
4 Dhjetor, 15:30
-
Borxhet e mbartura të Bashkive dhe Ministrive 10,5 mld lekë! Investime pa pasur fonde, Kavaja rekord, Tirana i përgjysmon për 9 muaj
1 Dhjetor, 18:35
-
Vaksinat kundër kancerit të qafës së mitrës te vajzat, Koçiu: Janë aplikuar mbi 9,344 doza te moshat 13-20 vjeçe
23 Nëntor, 15:17
-
Komisioni i Shëndetësisë miraton nen për nen Buxhetin 2025, bëhen edhe propozime të reja: Të rritet pagesa e invaliditetit!
20 Nëntor, 16:42
-
Importet e barnave nga India, Bangaldeshi e Kina me autorizim ministri, KLSH: Në 3 vite pa analiza fiziko-kimike
20 Nëntor, 07:44
-
Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025? Ja shpërndarja e buxhetit, institucionet që marrin më shumë lekë
19 Nëntor, 19:21
-
Koçiu: Shërbim dentar falas edhe të shtunën e parë të çdo muaji për të moshuarit
26 Tetor, 15:52
-
Partia Demokratike denoncon: Ministria e Shëndetësisë ka monopolizuar blerjen e oksigjenit mjekësor në duar të dy kompanive! Çmimi 3-4 herë më i lartë se rajoni
19 Tetor, 11:15