Një 84-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga koronavirusi në Indonezi. I moshuari ndodhej në Xhakarta te vajza e tij, kur u prek nga koronavirusi.

Ai qëndroi për 2 javë në spitalin ushtarak të Xhakartës "RSPAD Gatod Subroto" për trajtim, por nuk mund të fitonte betejën kundër këtij virus të rrezikshëm, i cili tregohet të për agresiv me moshat e treta.

Po bëhen procedurat për transportimin e trupit në atdhe. Aktualisht në Indonezi janë në kurim 3 pacientë, një e moshuar me 2 nipat e saj.