Humb kontaktet me babanë nga burgu në Gjermani, djali në 'Pa Gjurmë': Kemi marr kredi për të paguar avokatët

Humbi kontaktet nga burgu i Hamburgu në Gjermani një vit më parë, i biri është në kërkim të babait. Ardian Kucaj në studion e emisionit ‘Pa gjurmë’ rrëfen këtë histori të pazakontë të jetës në emigracion, të 58-vjeçarit, i cili u zhduk sërish. Për Baki Kucaj nga Vlora, nuk është hera e parë shkëputja e kontakteteve me familjarët, pasi që prej vitit 1991 emigrimin i tij në Gjermani ka bërë që ai të kalojë më tepër kohë në burg sesa jashtë. Kontakti i fundit me familjen ishte një vit më parë nga burgu në Hamburg.

’Kontaktet kanë humbur që në maj të vitit 2019, kur kam shkuar për ta takuar në burg në Freburg, ku bënim takimet familjare. Kur shkova për ta takuar bashkë me nënën, gardianët e burgut më thanë që ai ishte transferuar në një burg në qytetin e Hamburg-ut. Shkuam në Hamburg dhe pyetëm për babanë tek një stacion policie ku na thanë që nuk ju japim dot informacion për këtë person. Pas shumë përpjekjesh më dhanë një adresë tjetër. E takova babain në një burg në Hamburg, një takim që zgjati jo më shumë se 15 minuta në prezencë të gardianëve. Në komunikim babai më tha që ishte transferuar në atë burg për shumë pak ditë. Sipas fjalëve që babai më ka treguar, ai e kishte mbaruar që në 2012 dënimin e tij dhe kërkesa e tij ishte që rastin ta bëja publik në media sepse nuk po gjente drejtësi.", tha djali.

I humburi Baki Kucaj

 

58-vjecari bie sërish në burg. Po çfarë mund ta ketë bërë atë të rikthehet prapa hekurave, cilat janë akuzat e tjera që rëndojnë mbi të dhe çfarë fshihet pas kësaj ? Që nga ajo kohë familjarët me mundime arritën sërish ta gjenin në Gjermani, duke ruajtur kontaktet deri në maj të vitit 2019.

"Ai ka emigruar për herë të parë në shtetin gjerman në vitin 1991 dhe ka rënë në burg në vitin 1995. Babai është kapur pa dokumente dhe ka kryer 10 muaj dënim. Në vitin 1996 kthehet në atdhe dhe më pas niset sërish me shokun e tij të ngushtë për në Francë po në atë vit, më pas shkon në Gjermani.Në vitin 1998 ne humbëm kontaktet deri në vitin 2004. Nga viti 2004 deri në vitin 2012 ne kemi patur kontakt të vazhdueshëm me babain. Unë jam rritur pa baba pasi kam qenë në klasë të parë kur ai  ka emigruar dhe në vitin 2012 më lindi dëshira që ta takoj. Nga viti 2013-2019 babai më ka thënë që jam me ditë në burg dhe se e kishin dënuar me të padrejtë. Gjithë jetën e ka kaluar në emigrim dhe në burg. Kemi marrë edhe kredi për të paguar avokatët që të gjenin një zgjidhje për babain. Nuk e kam marrë vesh të vërtetën’, rrëfen i biri i 58-vjeçarit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin