TIRANË- Një punonjës policie është aksidentuar në detyrë mesditën e sotme rreth orës 13:00 në autostradën Tiranë-Durrës, në hyrje të Vorës.

Efektivi ishte duke verifikuar jashtë rrugës një "BMW X5" që ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar, kur një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet M. B. në hyrje të Vorës i ka marrë përpara duke i përplasur.

Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, 20-vjeçari me makinë me targë AA 118 DJ humbi kontrollin nga shpejtësia me të cilën po lëvizte. Efektivi i patrullës që u plagos me inicialet  R. Q. është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vorë, për veprime të tjera hetimore.

20-vjeçarit i është bërë verifikimi me aparatin alkoolmatës dhe ka rezultuar 0.00 mg/l.

Sipas deklaratës së policisë, është formuar grupi hetimor dhe po kryhen te gjitha veprimet dhe kqyrja e vendit te ngjarjes e kamerave te sigurisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:57
Pamjet e frikshme të aksidentit të policit, momenti kur fluturon në ajër dhe përplaset me forcë në tokë (VIDEO)

Pamje të frikshme janë siguruar nga Report Tv, ku punonjësi i policisë që është aksidentuar në detyrë mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ka fluturuar në ajër dhe ka rënë me forcë në tokë.

Një pamje që nuk e shohim çdo ditë, ku polici fluturon në ajër sis të ishte një copë letër dhe është pllakosur me shpejtësinë tokë, nga forca e përplasjes së makinës së të riut.

Efektivi ishte duke verifikuar jashtë rrugës një "BMË X5" që ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar, kur një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet M. B. në hyrje të Vorës i ka marrë përpara duke i përplasur.