Një fëmijë ka humbur mes protestuesve para kryeministrisë. Ai quhet Arjon, 10 vjeç, me bluzë e kapele të gjelbër, të stampuar me “Minecraft” dhe pantallona blu të errëta. Protestuesit bëjnë thirrje që kush ta gjejë ta dorëzojë pranë policisë ose podiumit.
“Ju lutem, shikoni pranë jush!”, tha njëri nga protestuesit, ndërsa më pas të gjithë u ulën për të kërkuar vogëlushin.
Fëmija u gjet pas pak minutave kërkim.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Zvërneci’/ Qytetarët në protestë, sjellin para kryeministrisë gomone: Emigrimi nuk është zgjidhje! Për herë të parë artikulohet krijimi i një partie









