Humbën betejën me Covid-19, dy rrugë në Tiranë marrin emrat e dy mjekëve, Bledi Nini dhe Gerond Husi, Veliaj: Aseti numër një i qytetit janë njerëzit

Emrat e Bledi Ninit dhe Gerond Husit, dy mjekët që humbën jetën për shkak të Covid-19, janë përjetësuar në dy rrugë të ndryshme në Tiranë, pranë spitalit të Sanatoriumit. Në një ceremoni të zhvilluar dje pasdite, në tarracën e Bashkisë së Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se kjo është një ditë për të festuar jetën e dy mjekëve, të cilët kanë frymëzuar me punën e tyre.

“Ky është një moment për të reflektuar, por edhe për ta trajtuar si një ditë kur festojmë jetën e tyre, një jetë të cilën ata e jetuan me një shpejtësi të jashtëzakonshme, të mbushur me mirësi, dashuri dhe energji të madhe. Aseti numër një i qytetit janë njerëzit dhe në qoftë se Tirana është kjo që është sot, është sepse ka njerëzit, si fije të padukshme që na lidhin bashkë. Nuk besoj se ka njeri që kontribuon më shumë në lidhjen mes njerëzve të një qyteti se sa mjeku”, u shpreh Veliaj.

Ai vlerësoi punën e vështirë të mjekëve shqiptarë, veçanërisht gjatë pandemisë dhe u shpreh se koha kur ata ishin në front për të mbrojtur jetën e të tjerëve, duhet të na shërbejë gjithmonë si një moment reflektimi për të nderuar heronjtë me bluza të bardha.

“Është kollaj të kthehemi te tundimi për t’i sharë mjekët, për të thënë se janë të gjithë të korruptuar sepse i harrojmë shumë shpejt duartrokitjet nga ballkoni, banderolat e heronjve. Jam i sigurt se mjekët sot kalojnë sfida dhe kanë një mbingarkesë të jashtëzakonshme. Para se të hedhim një akuzë për mjekët, dhe para se të të fusin në atë tjerrjen e pafundme të llogjeve të Tiranës, le t’i kujtojmë ato katër vite më përpara, ku me një izolim të plotë, shpresa e vetme ishin mjekët me bluza të bardha. Ka një shprehje që thotë se “jo të gjithë heronjtë veshin pelerina”, por në fakt dy heronjtë tanë vishnin pelerina, vishnin bluzat e bardha të mjekëve. Ndaj, sot ndihem i përulur dhe besoj se i lëmë një pajë qytetit tonë, ku këto shembuj frymëzues i kemi shenjuar në toponimet e qytetit, në rrugët e qytetit. Do të jetë vërtet një nder për qytetin tonë të kujtojë heronjtë e kësaj lufte të fundit që patëm, edhe heronjtë që nuk do harrohen jo vetëm nga kolegët dhe miqtë, por nga shumë njerëz që u frymëzuan nga historitë e tyre”, u shpreh Veliaj.

Bledi Nini, mjeku otorinolaringolog u nda nga jeta më 25 Nëntor në 2020, në kulmin e karrierës së tij, në moshën 48-vjeçare. Ndërsa Gerond Husi, mjek endokrinolog, humbi jetën disa muaj më vonë, në 13 mars të vitit 2021, në moshën 50-vjeçare. Ata të dy u infektuan me Covid-19 gjatë punës së pandërprerë në kohë pandemie, në qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arritën në 458 milionë € për 9 muaj! Banka e Shqipërisë: 17% më shumë se në 2023