Humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, mbyllen hetimet, shoferi fajtor për aksidentin në Bullgari! Prokurori: Humbi kontrollin nga shpejtësia e lartë
Autobusi i shkrumbuar nga flakët në Bullgari
BULLGARI- Shoferi i autobusit është shpallur fajtor për aksidentin e rëndë që ndodhi në Bullgari ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, me përkatësi etnike shqiptare.
Prokurori bullgar, Borislav Sarafov ka thënë të martën për agjencinë e lajmeve BGNES, se përgjegjës për tragjedinë e rëndë është shoferi i autobusit të agjencisë “Besa Trans”.
“Shkak i aksidentit është humbja e kontrollit mbi autobusin nga shoferi. Por, edhe shpejtësia e madhe dhe e papërshtatshme, mbi normat e lejuara”, ka deklaruar kreu i shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borislav Sarafov.
Ai tha se tani vendimi duhet të ekzekutohet nga autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut dhe të njoftohen familjarët e viktimave, pasi ata kanë të drejtë të kontrollojnë materialet.
Aksidenti ndodhi në orët e hershme të 23 nëntorit të vitit 2021, kur autobusi i agjencisë “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli, goditi një bankinë në autostradën Struma, pranë fshatit Bosnek, me ç’rast humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë pësuan lëndime trupore.
Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, ndërsa shumica ishin familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore.
Hetimet lidhur me rastin kanë nisur edhe në Maqedoninë e Veriut, pasi autoritetet kanë konstatuar se autobusi i aksidentuar nuk kishte leje për transport ndërkombëtar të udhëtarëve.
Dy doganierë janë suspenduar nga puna pasi kishin lejuar autobusin pa leje të kalonte kufirin, agjencisë së udhëtimit i është hequr leja e punës ndërsa drejtuesi i saj, tani pas raportit të hetuesisë bullgare mbi shkaqet e aksidentit, mund të përballet dhe me masa tjera.
Bullgaria, është përballur me disa aksidente rrugore vdekjeprurëse edhe në të kaluarën.
Aksidenti i fundit ka ndodhur më 2018, kur 17 turistë bullgarë kishin humbur jetën pas rrëshqitjes dhe rrokullisjes së autobusit, si pasojë e lagështisë./REL
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tjetër JO për negociatat nga BE, mendoni se Rama ka të drejtë me gjuhën e ashpër ndaj liderëve të Brukselit?
-
PO
84.2%
-
JO
12.4%
-
NUK E DI
3.4%
Vota total: 8231
Lajme të tjera
-
Shpresë për negociatat/ Bullgaria miraton propozimin e Macron, heq veton! Rama: Tani Bashkimi Evropian të veprojë shpejt! Meta: Lajm i mirë nga Sofja mike
24 Qershor, 13:20
-
Shqipëria sërish jashtë BE-së, Koçi në 'Repolitix': Jemi gati për anëtarësim! Klosi: Do vazhdojë edhe 10 vjet ky proces! Ajo që po ndodh me Kosovën, absurde
23 Qershor, 21:59
-
Kisha të drejtë në analizën time për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut!
22 Qershor, 13:44
-
‘Një komunitet i ri politik evropian’, Draghi në mbështetje të Ukrainës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriu për anëtarësimin në BE
21 Qershor, 17:40
-
Samiti i BE-së, Rama: Duket se do të dëgjojmë një tjetër ‘Jo, më fal’ për hapjen e negociatave! Çfarë duhet të bëjmë ne atje?!
21 Qershor, 13:59
-
MPJ e Bullgarisë: Pa qëndrim nga Kuvendi, vetoja ndaj Shkupit nuk do të hiqet
19 Qershor, 22:32
-
Scholz: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani
19 Qershor, 14:43
-
Veto bullgare, integrimi dhe konflikti në Ukrainë
16 Qershor, 11:28
-
Javën tjetër samiti i BE-së, Rama: Nuk kam pritshmëri për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
15 Qershor, 09:16
-
Kriza politike shtyn Bullgarinë drejt një pike kthese
15 Qershor, 07:32
-
Integrimi në BE/ Deputetët shqiptarë dhe maqedonas takohen në Durrës, diskutime për procesin e anëtarësimit dhe veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut
13 Qershor, 12:22
-
'Maqedonia e Veriut në të ardhmen do quhet Bullgaria Perëndimore'/ Reagimet pas ironisë së kryeministrit në Selanik, Rama: Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve
12 Qershor, 13:51