Foto nga shtëpia 

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domen të Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beci u shprehu ngushëllimet familjarëve, të afërmve dhe banorëve të zonës, ndërsa falënderoi edhe të gjitha strukturat që u angazhuan në vendngjarje.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen në Domën e Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.

Në këto momente të rënda, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit që po përjeton këtë dhimbje të madhe.

Lutem që Zoti t'u japë forcë për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme, ndërsa shpreh mirënjohje për të gjitha strukturat që u angazhuan në vendngjarje”, shkruan Beci.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Shkodër, shpërthimi i një bombole gazi i merr jetën nënës 24-vjeçare dhe dy fëmijëve të mitur, familja kishte ardhur për pushime nga Gjermania (EMRAT)